Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Tiranës me UNICEF Shqipëri, është prezantuar në ambientet e Rektoratit të Tiranës programi “Forcimi i kurrikulës së Punës Sociale, për një fuqi punëtore sociale të kualifikuar dhe të aftë për të punuar, mobilizuar dhe ndryshuar sjelljet e komunitetit”.
Të pranishëm në këtë prezantim ishin Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, Përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale dhe Politikës Sociale (FSHS) Prof. Asoc. Dr. Eliona Kulluri (Bimbashi), Përfaqësues i UNICEF Dr. Roberto De Bernardi.
Ky program do të zbatohet nga Fakulteti i Shkencave Sociale, UT me mbështëtjen e #UNICEFAlbania. Programi është në përputhje me ndërhyrjen e mëparshme të mbështetur nga UNICEF, duke u fokusuar në krijimin e platformave dhe mekanizmave për ndarjen e rregullt dhe sistematike të praktikave të mira për zhvillimin dhe planifikimin e fuqisë punëtore sociale midis akademikëve, politikëbërësve dhe praktikuesve në fushën e shërbimeve të kujdesit social dhe kontributit për forcimin e fuqisë punëtore të mbrojtjes sociale përmes kurrikulave para dhe gjatë shërbimit për punonjësit socialë.
Qëllimi i këtij programi synon përmirësimin e kurrikulës së punës sociale dhe politikave në dy fusha kryesore:
– Mirëqenien sociale dhe mbrojtjen sociale
– Komunikimi për ndryshimin social dhe të sjelljes
Nga ky program do të përfitojnë disa breza studentësh të cilët do të diplomohen në punë sociale dhe do të mbështesin qindra mijëra fëmijë dhe familje.