FTESË PËR OFERTË
Nr. 10/2, Datë 06.03.2023
Për “Shërbim mirëmbajtje dhe hostimi i faqes web “sociale.al”
Financuar në kuadër të Programit të UNICEF “2022-2026”
DREJTUAR: TË GJITHË TË INTERESUARËVE PËR TË MARRË PJESË
Referimi ynë: Urdhër nr.10, datë 22.02.2023
Subjekti: Ftesë për ofertë me objekt “Shërbim mirëmbajtje dhe hostimi i faqes web “sociale.al” (Kliko këtu për dokumentin)
Të nderuar Zonja / Zotërinj,
Rektorati i Universitetit të Tiranës, në zbatim të projektit të financuar nga Programi UNICEF për Shqipërinë, miratuar nga Bordi i Ekzekurimit të UNICEF për periudhën 2022-2026, në Programme Cooperation Agreement, marrëveshjen midis UT dhe UNICEF, për projektin me titull “Social Work Curriculum strengthened for a highly qualified social workforce able to Work, mobilize and change community behaviours” me nr.ref: ALB/PCA202237, në Ligjin nr.44, datë 30.04.2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSh”, në Ligjin nr.162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, neni 8/1/b, si dhe në vijim të kërkesës së Fakultetit të Shkencave Sociale, përcjellë Administratorit nga DKSHPMJ me nr.prot.382/2, datë 13.02.2023 për shërbim mirëmbajtje web-i në kuadër të projektit, si dhe në vijim të Urdhrit të blerjes nr.10, datë 27.02.2023,
Ju fton të paraqisni ofertën tuaj me objekt “Shërbim mirëmbajtje dhe hostimi i faqes web “sociale.al” sipas Termave të referencës bashkëlidhur
Buxheti/Budget:
Fondi limit i parashikuar është 200,000.00 (dyqind mijë) lekë/ALL pa tvsh.
Nga kandidatët kërkohet që të bëjnë oferta financiare nën këtë buxhet maksimal.
Vendi dhe data e dorëzimit të ofertës/ Place and date of bid submission:
Aplikimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht në autoritetin kontraktor në protokoll, në një zarf të mbyllur të vulosur dhe firmosur, në adresën:
Universiteti i Tiranës
Address: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri
Afati i fundit i dorëzimit të ofertave do të jetë data 08.03.2023, deri në ora 16:00 pm.
Kriteret e përjashtimit/ Exclusion criteria:
Aplikuesit/edhe Ofertuesi i huaj, duhet të vërtetojnë se përmbushin situatat e renditura më poshtë duke plotësuar formularin e vetdeklararimit mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme ligjore bashkëlidhur kësaj ftesë (shtojca 2):
- a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e thirrjes. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse” në rastin kur është person fizik/shpk.
- b) nuk është në proçes falimentimi, (statusi aktiv) në rastin kur është person fizik/shpk,
- c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale,
- d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
- Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.
Kriteret e përzgjedhjes/Selection criteria:
Operatorët ekonomik duhet të dorëzojë në një zarf të mbyllur të vulosur/firmosur, me protokoll pranë autoritetit kontraktor, jo me vonë se data dhe ora e caktuar, plotësimin e dokumentave si më poshtë (dhe sipas shtojcave bashkëlidhur):
Kërkesat minimale të kualifikimit:
- Formulari i ofertës ekonomike, sipas shtojcës 1 bashkëlidhur.
- Formulari i vetdeklarimit, sipas shtojcës 2 bashkëlidhur.
- Termat e referencës, të vulosur e nënshkruar.
- Dokumenti mbi Ekstraktin e historikut të subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, i cili duhet të përfshijë objektin ose ekuivalentin e objektit të prokurimit, lëshuar jo më parë se 3 muaj nga data e zhvillimit të tenderit.
- Shërbime të ngjashme gjatë tre viteve të fundit nga data e zhvillimit të tenderit, vërtetuar nëpërmjet Faturave tatimore të shitjes me subjektet private ose me subjektet publike, ku totali i tyre të jetë me vlerë jo më të vogël se fondi limit.
Dokumentat e mësipërme duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre e të përkthyer. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Shënim: Autoriteti Kontraktor në zbatim te ligjit Nr. 87/2019 “Per faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, do pranojë të likujdojë vetëm fatura elektronike për shërbimin e marrë. Për dorëzimin e një fature tatimore OE fitues duhet të ketë:
- Kopje të certifikatës elektronike të fiskalizimit për tatim paguesit që përdorin Platformën Qendrore të Faturave.
- Kopje të certifikatës elektronike të fiskalizimit dhe kopje të vlefshme të kontratës së lidhur me Kompaninë e Certifikuar për zgjidhjen softuerike në perdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë fatura përmes zgjidhjes softuerike.
Kriteri i vlerësimit /Award criteria:
Çdo aplikant duhet të paraqesë ofertën në një zarf të vetëm të mbyllur, të vulosur.
Oferta fituese do të bazohet në parimin e ofertës së përgjegjëshme (që plotëson kërkesat minimale të kualifikimit) me çmimin më të ulët.
Aplikanti fitues do të ftohet për lidhjen e kontratës.
Kohëzgjatja e kontratës/ Duration of contract:
Afati i realizimit të shërbimit, do të jetë 24 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
Nënkontraktimi / outsourcing:
Nënkontraktimi nuk është i lejuar.
Gjuha e tenderit / Tender language:
Oferta e tenderit dorëzohet në shqip. Dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe. Ofertat e tenderit të paraqitura në ndonjë gjuhë tjetër do të refuzohen automatikisht.
Draft Formulari i kontratës është bashkëlidhur