Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Erasmus +, në Universitetin e Valladolid, Spanjë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Erasmus +, në Universitetin e Valladolid, Spanjë

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Erasmus +, në Universitetin e Valladolid, Spanjë

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2023-2024, në kuadër të Javës së 9-të Ndërkombëtare të stafit që organizohet nga Universiteti i Valladolid, Spanjë.

 

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

 

-Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë (6 – 10 Nëntor 2023);

 

Tematikat:

 

Workshope me tema të ndryshme të projektit Erasmus+ KA171-ICM; Workshope mbi Ndërkombëtarizimin; Praktikat më të mira në ICM (mobilitetet e stafit/studentëve); Sfidat e ICM (mobilitetet e stafit/studentëve); Qëndrueshmëria dhe ndikimi i një projekti ICM; Vizibiliteti dhe përhapja e programit Erasmus+ KA2 për ngritjen e kapaciteteve.

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimi ditor për stafin (160 Euro/ditë);

 

-Universiteti i Valladolidit për çdo pjesëmarrës do të zbresë nga pagesa totale e bursës shumën prej 125 € për organizimin e aktiviteteve sociale në kuadër të Javës së 9-të Ndërkombëtare të Stafit.

 

Afati për aplikim: 18 Gusht 2023 ora 11:00.

 

Për të aplikuar klikoni në këtë link:

 

https://uvamobplus2.uva.es/publico/apply

 

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit klikoni linkun:

 

https://uvamobplus2.uva.es/publico/download/3/en/Convocatoria_COMPLETA_FIRMADA_EN.pdf

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!