Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Humboldtit, Gjermani, në semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Humboldtit, Gjermani, në semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Humboldtit, Gjermani, në semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin e Humboldtit, Gjermani, në semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.hu-berlin.de/en

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– mobiliteti do të kryhet në periudhën 6 – 17 Nëntor 2023;

 

Fusha:

 

Departamenti i Letërsisë i UT-së mund të aplikojë në Institutin për Studime Sllave dhe Hungareze në HU Berlin, për tematikat:

  • Female Writing from the Balkans;
  • Introduction into South Slavic and Balkan Literatures.

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (160 EUR/dita);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / gjermane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetin dhe periudhat e mobiliteteve të mëparshme);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 02 Tetor 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!