Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie dhe trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.vdu.lt/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

 

Fusha e shkëmbimit:

https://www.vdu.lt/en/academic-subdivisions/

Kohëzgjatja:

– 5 + 2 ditë;

Mobilitetet akademike nuk mund të realizohen nga data 01.12.2023 deri më 01.02.2024, pasi universiteti pritës nuk ofron leksione gjatë kësaj periudhe.

Personeli mund të propozojë të marrë pjesë në “International Staff Week” që ky universitet do të organizojë në muajin Prill 2024.

 

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensim ditor (140 Euro/dita);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Vëetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 01 Nëntor 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!