Më shumë mundësi bashkëpunimi mes Universitetit Oriental të Napolit dhe Universitetit të Tiranës. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Më shumë mundësi bashkëpunimi mes Universitetit Oriental të Napolit dhe Universitetit të Tiranës.

Më shumë mundësi bashkëpunimi mes Universitetit Oriental të Napolit dhe Universitetit të Tiranës.
 
Një delegacion i drejtuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, mori pjesë në një takim të organizuar në qytetin e Napolit, Itali, me qëllim nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Oriental të Napolit.
 
Kjo marrëveshje synon kryerjen e kërkimeve shkencore të ndërsjellëta, shkëmbimi i personelit akademik, studentëve dhe programeve arsimore, duke përfshirë shkëmbimin e përvojës në edukimin e studentëve dhe stafit si dhe krijimin e programeve të përbashkëta të studimit.
 
Në këtë takim ishte prezente edhe ambasadorja Znj. Anila Bitri Lani, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Republikën Italiane.
 

Përmes kësaj marrëveshje thellohet mundësia e bashkëpunimit mes dy universiteve.