Njoftim për maturantët që ende nuk kanë arritur të depozitojnë aplikimet për t’u regjistruar në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor!
U bëjmë me dije maturantëve që ende nuk kanë arritur të depozitojnë aplikimet për t’u regjistruar në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, se afati i aplikimit është shtyrë deri më datë 07.10.2023.
Stafi i sekretarive mësimore është i gatshëm të presë dhe pranojë çdo aplikim nga ora 08:00, deri në orën 16:00 të çdo dite.
Ju mirëprersim.