Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Cankiri Karatekin, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. Afati për aplikim: 06 Nëntor 2023
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Cankiri Karatekin, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. (Kliko këtu për njoftimin në format pdf )
https://erasmus.karatekin.edu.tr/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ me kohë të plotë për trajnim;
Kohëzgjatja:
– 5 ditë;
Mobiliteti preferohet të zhvillohet në datat 4 – 8 Mars 2024 ose 6 -10 Maj 2024, duke qenë se universiteti pritës do të organizojë 2 Javë ndërkombëtare.
Në rast se stafi akademik e ka të pamundur pjesëmarrjen në këto data, mund të propozojë data të tjera, por në çdo rast mobiliteti duhet të kryhet para datës 31 Maj 2023.
Fushat e mësimdhënies (për stafin akademik):
Mobilitetet e personelit akademik për mësimdhënie do të pranohen në departamentet ku ofrohen lëndë në gjuhën angleze, sipas specifikave:
– Matematikë (për studentët e nivelit Bachelor dhe Master);
– Ekonomiks (për studentët e nivelit Bachelor dhe Master);
– Shkenca politike dhe Marrëdhënie ndërkombëtare (për studentët e nivelit Master);
– Kimi (për studentët e nivelit Master);
– Biologji (për studentët e nivelit Master);
– Adminsitrim biznesi (për studentët e nivelit Master);
Për më shumë informacion referohuni linkut:
https://bbs.karatekin.edu.tr/AkademikBirimler.aspx?birim=15
Për mobilitetet për trajnim, personeli aplikant do duhet të përshkruajë ngjashmëritë midis punës dhe aktivitetit të tij të përditshëm me zyrën / departamentin përkatës në universitetin pritës.
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (për stafin akademik), (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Application form:
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 06 Nëntor 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!