Me nismën e Departamentit të Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe mbështetjes nga Fondi Shqiptaro – Amerikan i Zhvillimit (AADF) nëpërmjet Research Expertise from the Academic Diaspora Fellowship Program (READ), Universiteti i Tiranës dhe ai Politeknik i Tiranës, aplikuan për t’ju bashkuar bashkëpunimit CMS, pjesë e Organizatës Europiane të Kërkimeve Bërthamore (CERN), si “Institucion Bashkëpunues”. Pas prezantimit të suksesshëm të grupit të punës, kryesuar nga Prof. Asoc. Dr. Rudina Osmanaj dhe Dr. Ilirjan Margjeka, më 22.09.2023 para bordit të menaxhimit të eksperimentit CMS, dhe votimit prej tij dhe vendeve pjesëmarrëse më datë 4.12.2023, Shqipëria e përfaqësuar nga dy institucionet e sipërpërmendura, u pranua si “Institucion Bashkëpunues” në CMS, një bashkëpunim ky që do të forcojë bazat e kërkimit shkencor në fizikën e energjive të larta në Shqipër