Titulli: «Zhvillimi i infrastrukturës në shërbim të fuqizimit të kërkuesve të rinjve dhe të studentëve- FGJH»,
Kohëzgjatja:12 muaj;
Qëllimi kryesor i këtij projekti është ngritja e një hapësire të dedikuar për kërkimin shkencor dhe procesin e mësimdhënies/ mësimnxënies e cila do tu ofrohet studentëv të të tre cikleve të studimit, kërkuesve shkencorë të UT-së, si edhe studentëve apo kërkuesve shkencorë, të cilët bëhen pjesë e UT-së nëpërmjet programeve të shkëmbimit.
Objektivat e projektit janë:
- Të krijojë tri hapësira të digjitalizuar për kërkuesit shkencor;
- Të ofrojë teknologjinë më të fundit në shërbim të palëve të interesuara;
- Të sjellë një hov të ri në procesin e mësimdhënies dhe nxënies nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja;
- Të ofrojë shërbime për të gjithë Fakultetet e UT dhe jo vetëm;
- Të jetë në shërbim të stafit dhe studentëve të huaj që vijnë nëpërmjet programeve të ndryshme të shkëmbimit;
- T’u japë mundësi kërkuesve të rinj shkencor të hulumtojnë për të dhëna shkencore e t’i ndajnë me kolegët, për të shkëmbyer ekspertizë e të motivohen për kërkime të reja me natyre shkencore inovative
Koordinator: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Programi: Ndërkombëtarizimi i programeve të studimit për vitin akademik 2022-2023, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit