Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. https://www.hs-koblenz.de/rac/index
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat:
a) Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik (Fakulteti i Ekonomisë):
Periudha: 02 prill 2024 – 31 maj 2024
Kurset:
· Game Theory using Case Studies, M.A. course – Department of Economics and Social Sciences and Department of Mathematics and Technology
· Analysis IV (Ordinary differential equations and complex analysis) B.A. course – Department of Mathematics and Technology
Përveç mësimdhënies, stafi i ftuar do të jetë përgjegjës edhe për:
– Pjesëmarrjen si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose evente të tjera në të cilat ekspertiza ndërkombëtare e personelit mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin;
– Mbajtjen e një seminari informues për universitetin e origjinës në koordinim me Gjuhët / Çështjet Ndërkombëtare.
Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);
– Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.
Afati për aplikim: 22 janar 2024, ora 11:00 (German time). Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!