Hapet thirrja për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në programin Erasmus +, në Universitetin e Anadollit, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim në Universitetin e Anadollit, Turqi, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. https://www.anadolu.edu.tr/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Fushat e shkëmbimit:
– Administrim biznesi;
– Ekonomiks;
– Mësuesi e Gjuhës angleze;
– Drejtësi.
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.
Bursat përfshijnë:
– 140 EUR në ditë për stafin;
– Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Mobiliteti duhet kryer para datës 19 maj 2024.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;
-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku, duke specifikuar mobilitetet e mëparshme (vendin dhe periudhën);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Personeli duhet të kryejë edhe aplikimin online në linkun: https://app.uib.anadolu.edu.tr/en/
Afati për aplikim: 15 Janar 2024
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!