Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Bergen, Norvegji, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergen, Norvegji, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për periudhë kërkimore;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master (studentët e vitit të dytë);
– Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:
- 2 javë (7 – 20 Prill 2024);
Fushat e studimit:
- Pedagogji dhe Psikologji;
Kriteret shtesë të vendosura nga Universiteti i Bergen:
Kriteret e përzgjedhjes për kandidatët e doktoraturës:
- Të jenë të interesuar për perspektivën e zhvillimit pozitiv të të rinjve (PYD – Positive Youth Developmental Project);
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të bashkëpunuar me partnerët kërkimorë në një projekt kërkimor PYD;
- Kandidatë me një profil në fushën e psikologjisë që përputhet me perspektivën e PYD;
- Kandidati duhet të ketë një mentor me ekspertizë në PYD.
Kriteret e përzgjedhjes për studentët Master:
- Të jenë të interesuar për perspektivën e zhvillimit pozitiv të të rinjve (PYD – Positive Youth Developmental Project);
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të bashkëpunuar me partnerët kërkimorë në një projekt kërkimor PYD;
- Studentë të vitit të dytë Master me profil në fushën e psikologjisë;
- Kandidati duhet të ketë një mentor me ekspertizë në PYD.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master / Doktoraturë:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Anglisht);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Anglisht);
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Anglisht);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze)
– Dokumenti Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës një periudhë kërkimore, për temën tuaj të diplomës.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 23 Shkurt 2024
Dokumentat duhen të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!