Nënshkruhet marrëveshja, hapet në Tiranë Kolegji Europian - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nënshkruhet marrëveshja, hapet në Tiranë Kolegji Europian

 

Do të hapet edhe në Tiranë Kolegji i Europës, i cili do të funksionojë pranë godinës “Liria”, në Universitetin e Tiranës deri në ndërtimin e kapusit të ri. Marrëveshja u nënshkrua mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës. 

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha u shpreh se “Hapja e një dege të Kolegjit të Evropës në Shqipëri është një tjetër hap i rëndësishëm që e lidh Shqipërinë në mënyrë permanente me Perëndimin, nëpërmjet këtij investimi strategjik në fushën e arsimit, që i shërben jo vetëm universiteteve tona, por të gjithë vendit në proceset e tij drejt integrimit në Bashkimin e Europian.”

Universiteti i Tiranës me Kolegjin e Europës ka një bashkëpunim të hershëm dhe të suksesshëm, i cili është konkretizuar me hapjen Masterit në Institutin e Studimeve Evropiane të universitetit tonë, i cili padyshim ka sjellë përmirësimin dhe pasurimin e kurrikulës mësimore që ofron institucioni jonë në fushën e studimeve evropiane.

 

Fjala e Rektorit të UT-ës, Prof. Dr. Artan HOXHA në kuadër të Firmosjes së Marrëveshjes mes Kolegjit të Europës!

 

Eventi i mbajtur në kuadër të Firmosjes së Marrëveshjes mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë?????