Në kuadër të programit Erasmus+ KA107 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Në kuadër të programit Erasmus+ KA107 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës.

Në kuadër të programit Erasmus+ KA107 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës. Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollave Verore 2024 dhe për informacion të përgjithshëm referohuni linkut: https://www.ru.nl/en/education/more-education-and-training/summer-courses/courses-by-discipline  Pjesëmarrja në këto Shkolla ka një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+.  Mund të aplikojnë studentët PhD, të cilët janë njëkohësisht edhe personel akademik me kohë të plotë në UT si dhe personeli akademik me kohë të plotë i UT-së. 

Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D / personelin akademik:

 

  • CV + Lista e publikimeve;
  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti / punësimi;
  • Letër motivimi ku citohet kursi ku po aplikoni me datat specifike dhe të theksohet rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional në varësi të tematikës së kursit që ju do të zgjidhni (në gjuhën shqipe dhe angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj;
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku).

 

 

Afati për aplikim: 22 Mars 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!