Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Kütahya Dumlup?nar, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Training Week” që ata do të organizojnë në datat 06 – 10 Maj 2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Kütahya Dumlup?nar, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Training Week” që ata do të organizojnë në datat 06 – 10 Maj 2024.

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Kütahya Dumlup?nar, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Training Week” që ata do të organizojnë në datat 06 – 10 Maj 2024.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Kütahya Dumlup?nar, Turqi, për pjesëmarrje në Javën e tyre Ndërkombëtare, me temë “Digitalization and EU Funding Projects”, në datat 06 – 10 Maj 2024.

https://www.dpu.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim;

Kohëzgjatja:

– 5 ditë;

Për më shumë informacion:

 

http://staffmobility.eu/staffweek/ii-international-staff-training-week

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (për stafin akademik), në gjuhën angleze / turke;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / turke);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

– Application form:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/application_form_3_0-2.doc

– Plani i mobilitetit për trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 18 Mars 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!