Urim për 8 Mars, dita ndërkombëtare e gruas! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Urim për 8 Mars, dita ndërkombëtare e gruas!

Të dashura kolege të Universitetit të Tiranës,

Në këtë ditë, që simbolizon përpjekjet e grave në mbarë botën për liritë dhe të drejtat e tyre, dua t’ju uroj gëzuar festën e 8 Marsit! Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen për rolin dhe kontributin tuaj në zhvillimin e Universitetit të Tiranës.

UT ka krijuar një mjedis motivues, ku gjithësecili, pavarësisht përkatësisë gjinore, gjen mbështetje për të shprehur lirshëm mendimin dhe zhvilluar aftësitë personale në dobi të një shoqerie të emancipuar dhe gjithëpërfshirëse.

Universiteti i Tiranës do të mbështetet gjithmonë nga kontributi dhe ekselenca e stafit të tij.

Gëzuar 8 Marsin të nderuara kolege!

 

Me respekt,

Prof. Dr. Artan Hoxha