Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.hnee.de/en/University/EberswaldeUniversity-for-Sustainable-Development-E1145.htm

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

Kohëzgjatja:

– 5 +2 ditë;

Fushat e shkëmbimit:

  • Ekonomi;
  • Shkenca natyrore;
  • Gjeografi

Për më shumë informacion mbi kurset e ofruara:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/StaffCall_SoSe2024.pdf

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (160 EUR);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze / gjermane;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / gjermane);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

– Registration form:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/Registration-Form_STTA_ENG.pdf

– Plani i mobilitetit për trajnim / mësimdhënie;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/MA-Training_171-.pdf

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/MA-Teaching-_71.pdf

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

Afati për aplikim: 20 Mars 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!