Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Aksaray në Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të organizojë në datat 13 – 17 Maj 2024.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Aksaray, Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie në datat 13 – 17 Maj 2024.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë);
Fushat e shkëmbimit:
- Gjuhë angleze dhe turke;
- Shkenca kompjuterike;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (140 Eur / ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV (në gjuhën angleze / turke) + Lista e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 03 Prill 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!