UT në “Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor” - UNIVERSITETI I TIRANËS

UT në “Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me bashkëpunimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit organizojnë “Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor”
 
Panairi synon që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare dhe promovimin e figurës dhe personalitetit të shkencëtarit e studiuesit shqiptar në hapësirën mbarëkombëtare.
 
Universiteti i Tiranës është pjesë e këtij panairi me stendën e tij, ku promovohen Botimet Shkencore nga pedagogët e të gjitha njësive përbërëse të tij.
 
Ky panair, i kthyer tashmë në traditë (i pari në Tiranë në vitin 2022 dhe i dyti në Prishtinë në vitin 2023), provoi se libri akademik dhe shkencor kërkon qasje të tilla gjithëpërfshirëse, ku akademikët, studiuesit, autorët, botuesit, institucionet kërkimore, IAL-të, të jenë së bashku, në shërbim të promovimit të këtyre botimeve dhe lehtësimit të rrugës së librit akademik dhe shkencor drejt lexuesit.
 

no images were found