UT, marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Vendor - UNIVERSITETI I TIRANËS

UT, marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Vendor

UT, marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Vendor

 

Universiteti i Tiranës do të bashkëpunojë me Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, në interes të përbashkët të dy institucioneve. Bashkëpunimi u zyrtarizua nga një marrëveshje nënshkruar nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbjan Mazniku.

Kjo marrëveshje synon bashkëpunimin institucional, ndërmarrjen e nismave legjislative që mund të rezultojnë të nevojshme, realizimin e projekteve inovative të përbashkëta, zhvillimin profesional të personelit të administratës vendore dhe krijimin e mundësive për studentët e Universitetit të Tiranës, për të kryer praktika mësimore dhe punësimi, pranë njësive të qeversisjes vendore.

Bashkëpunimi do të përqëndrohet, kryesisht, në realizimin e veprimtarive të mëposhtme, si:

 a. Mbështetja e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe organet e vetëqeverisjes vendore, për të mundësuar realizimin e praktikave mësimore dhe punësimi, me qëllim fitimin e njohurive praktike nga studentë të Universitetit të Tiranës, mbi veprimtarinë e administratës publike në nivel vendor dhe mënyrat më të suksesshme të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror me atë vendor;

b. Realizimin e projekteve inovative të përbashkëta që lidhen me fushën e veprimtarisë, të të dy palëve në marrëveshje dhe realizimin e seminareve, leksioneve, konferencave, kurseve për rritjen e kualifikimit dhe të aftësive profesionale mbi çështje me interes të përbashkët;

c. Ndërmarrjen e nismave të përbashkëta legjislative, në nivel teknik, duke përfshirë edhe angazhimin e personelit akademik të UT-së në dhënien e ekspertizës lidhur me nisma ligjvënëse të inicuara nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, brenda fushës së tij të përgjegjësisë shtetërore;

d. Ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për hartimin e strategjive të interesit të përbashkët;

e. Krijimin e një grupi kërkimor/inovativ pranë UT-së me fokus çështjet e qeverisjes vendore, i cili do të mundësojë dhënien e ekspertizave në nivel teknik, kur kërkohet nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe organet e vetëqeverisjes vendore, me miratimin e tij.