UT, 64 pedagogë marrin titullin “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”! - UNIVERSITETI I TIRANËS

UT, 64 pedagogë marrin titullin “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”!

UT, 64 pedagogë marrin titullin “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”!

 

Nga sot Universiteti i Tiranës ka zyrtarisht 64 pedagogë më shumë me titullin “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”. Pas disa vite punë me temat studimore, profesorët e rinj morën diplomat në një ceremoni të organizuar nga Universiteti në sallën “Liria”. 

 

Në fjalën e tij, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Artan Hoxha, deklaroi se kjo armatë e re pedagogësh me tituj akademikë, është dëshmi e nivelit akademik të këtij universiteti, dhe dëshmi e profesionalizmit në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. 

 

“Vetë kjo ceremoni – tha Prof. Hoxha – është dëshmi e rëndësisë që UT i jep mbështetjes së kualifikimit të profesoratit dhe thellimit të tyre në studime dhe kërkim shkencor”. 

Sipas tij, rritja e nivelit të profesoratit do të ngrejë edhe cilësinë e mësimdhënies, duke ngritur kështu standardin e universitetit.