Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

https://en.ugal.ro/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat:

– Histori dhe Arkeologji;

– Gjuhë angleze;

– Ekonomiks;

– Shkenca politike;

– Sociologji dhe studime kulturore;

– Adminstrim biznesi;

– Drejtësi;

– Kimi ushqimore;

Për t’u njohur me katalogun e kurseve klikoni në adresën:

https://en.ugal.ro/studies/erasmus-programme/course-catalogue/undergraduate-and-master-studies

 

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (140 Eur / ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës angleze B1;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar mobilitetet e kryera, emrin e universitetit dhe periudhën e shkëmbimit);

– Plani i mobilitetit;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për personelin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 18 Qershor 2024.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!