NJOFTIM Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i UT-së, mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe pajisja me vërtetimin e vëzhguesit, e planifikuar për datën 14 Qershor 2024, shtyhet në një moment të dytë - UNIVERSITETI I TIRANËS

NJOFTIM Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i UT-së, mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe pajisja me vërtetimin e vëzhguesit, e planifikuar për datën 14 Qershor 2024, shtyhet në një moment të dytë

NJOFTIM

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i UT-së, në zbatim të ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; Rregullores, datë 10.02.2020, “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës”, Kreu II, neni 6, pika 2; në mbledhjen e datës 13.06.2024, dakordësoi se procesi i akreditimit të  vëzhguesve në zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në  Universitetin e Tiranës, i të gjithë të interesuarve, të cilët kanë shprehur interesin për të patur/për të qënë vëzhgues në zgjedhjet e datës 21 Qershor 2024 për “Autoritetet Drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, se mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe pajisja me vërtetimin e vëzhguesit, e planifikuar për datën 14 Qershor 2024, shtyhet në një moment të dytë. Kandidatët dhe të interesuarit e tjerë do të njoftohen përmes faqes zyrtare të KIZ-it të UT-së.