“UT 2028”, platforma diskutohet edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. - UNIVERSITETI I TIRANËS

“UT 2028”, platforma diskutohet edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Artan Hoxha prezantoi platformën “Për një universitet evropian dhe gjithëpërfshirës”, edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Gjatë një bashkëbisedimi me stafik akademik dhe studentë, theksoi se qëndrueshmëria dhe stabiliteti janë çelsi, jo vetëm për të përmbyllur punët e nisura por edhe për ta ngritur Universitetin e Tiranës në nivele më të larta. Ai riktheksoi arritjet e UT në katër vitet e fundit, përfshirë akreditimin me vlerësim maksimal, me 6 (gjashtë) vjet, duke pasqyruar me vendimin e tij vlerat dhe standardet e universitetit tonë. 

 

Vlerësimi i programeve të FSHN-së ka qenë në nivelin e ekselencës (10 programe studimi, Bachelor).

Numri i programeve të reja është rritur me 10%. 

 

Fakulteti iShkencave të Natyrës ka: 

▫️hapur 3 programe të reja

▫️përmirësuar 31 programe nën masën 20%

 

Në drejtim të këkrimit shkencor, në vitin 2021 UT-ja krijoi një fond të posaçëm për mbështetjen e kërkuesve shkencorë.

• 2021-2023, janë financuar 35 projekte

• 7 projekte fituar nga FSHN

• me përfshirjen dhe të studentëve të ciklit të dytë dhe të tretë

 

Në kuadër të ndërkombëtarizimit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka arritur:

▫️131 marrëveshje dypalëshe

▫️93 marrëveshje lidhur me praktikat profesionale

▫️190 marrëveshje ndërinstitucionale Eramus +

 

Gjatë diskutimit, për sfidat e të ardhmes, u propozua: 

▫️Liçensimi i profesionit të Biologut.

▫️Hapja e programeve të reja në Departamentin e Fizikës. 

▫️Prani e detyrueshme të disa profileve të shkencave natyrore në shoqëritë tregtare dhe institucione të caktuara. 

▫️Ndryshim ligjor për mundësimin e lëshimit të certificatës “Specialist Mjedisi” edhe prej FSHN.

▫️Lehtësimi i procedurave të prokurimit publik për IAL-të. 

▫️Strategji zhvillimi të disa programeve të studimit me prioritet kombëtar e mësuesinë. 

▫️Më shumë vëmendje infrastrukturës dhe kërkimit shkencor etj.