Njoftim:
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i UT-së, në zbatim të ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; Rregullores, datë 10.02.2020, “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës”, Kreu II, neni 6, pika 2, si dhe në vijim të njoftimit të datës 13.06.2024, në mbledhjen e datës 17.06.2024, arriti në përfundimin se:
-
AFATI PËRFUNDIMTAR për mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm për akreditimin si vëzhgues, për të gjithë të interesuarit që kanë shprehur interesin për të patur/për të qenë vëzhgues në zgjedhjet e datës 21 Qershor 2024 dhe që nuk kanë arritur të dorëzojnë dokumentacionin, është caktuar data 18 QERSHOR 2024, ora 10:30.
- AFATI PËRFUNDIMTAR për pajisjen me dokumentin e akredimit të vëzhguesit, për të gjithë subjektet e interesuara, është data 18 QERSHOR 2024, ora 14:00.
KIZ