Ndërkombëtarizim, të tërheqim studentë nga rajoni e diaspora!
Seria e takimeve prezantuese të platformës “Për nj
ë universitet evropian dhe gjithëpërfshirës”, vijoi me Institutin e Studimeve Evropiane. Në një takim me stafin e këtij instituti, si njësi përbërëse e Universitetit të Tiranës, rektori Prof. Dr. Artan Hoxha, deklaroi se bilanci i punës së katër viteve tregon si kemi punuar me përgjegjësi.
Ai vlerësoi se ISE-së ka bërë në këto 4 vjet ndryshime cilësore, por theksoi se duhet të kemi më shumë studentë dhe bashkëpunim ndërinstitucional, duke pasur objektiv organizimin në formën që përputhet me ligjin.
Referuar rritjes së standardit akademik, rektori theksoi disa nga arritjet:
▫️Përpunimi i programeve studentore;
▫️Janë riparë programet studimore;
▫️50% e kurrikulës është rishikuar;
▫️Janë hapur e po hapen programet në gjuhë të huaj.
Në këtë kuadër, ai theksoi se ISE duhet të rrisë numrin e programeve në anglisht.
Në mandatin e dytë, Rektori Hoxha theksoi nevojën e ruajtjes së qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së punës së Universitetit, për të ecur drejt forcimit dhe thellimit të procesit të ndërkombëtarizimit.
“Kemi çfarë të themi në këtë drejtim. Sot na duan si partnerë edhe në Botë. Na vlerësojnë për seriozitetin dhe kjo e rrit përgjegjësinë. Në të ardhmen duhet që të tërheqim studentë nga rajoni dhe diaspora. Për këtë arsye duhet të punohet më shumë për të identifikuar dhe promovuar të gjithë treguesit e arritur” – theksoi rektori.
Ai u ndal në përmirësimin e sistemit të pagave të personelit akademik dhe ndihmësakademik dhe rolin e Konferencës së Rektorëve si një organ produktiv që ndikon politikat e shtetit dhe
përfaqësues i institucioneve të arsimit të lartë përgjithë strukturat shtetërore.