Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, prezantoi platformën “Për një universitet evropian dhe gjithëpërfshirës” me stafin akademik të Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar në kuadër të zgjedhjeve universitare. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, prezantoi platformën “Për një universitet evropian dhe gjithëpërfshirës” me stafin akademik të Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar në kuadër të zgjedhjeve universitare.

Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, prezantoi platformën “Për një universitet evropian dhe gjithëpërfshirës” me stafin akademik të Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar në kuadër të zgjedhjeve universitare.

 

Ai theksoi se do të ketë një vëmendje më të madhe për Institutin në mandatin e ardhshëm. Pas 4 vitesh të mandatit të parë, ndjehet një klimë ndryshe dhe më e mirë dhe kjo tregon se Universiteti i Tiranës ka qënë më i përqëndruar për përmbushjen e detyrave që ka.

Gjithashtu, Rektori shtoi se UT tashmë është një universitet më i hapur e transparent dhe njerëzit e kanë shumë të qartë se cilës dere ti bien për të kërkuar zgjidhje për problem që kanë.

 

Akreditimi:

UT është akredituar për një periudhë 6 vjeçare, që është edhe maksimumi i viteve të akreditimit. Janë akredituar 41 programe dhe brenda vitit 2025 po punohet për akreditimin e të gjitha programeve. 

 

Kërkimi shkencor:

Kërkimi shkencor lidhet drejtpërdrejt me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar. Rektori theksoi se është vendosur një ekuilibër midis mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Janë mbështetur 31 projekte kërkimore, dhe aktualisht angazhohen 10 herë më shumë pedagogë se 4 vjet më parë. 

Në 2020 ishe 290 mijë Euro buxheti për këkrimin shkencor, ndërsa në 2023 ishte 3 milion Euro.

Sot UT ka politika mbështetëse për kërkuesit e rinj dhe rihapja e programit doktoral mbas shumë vitesh është shumë e rëndësishme pasi janë 400 studentë që janë regjistruar në këtë shkollë dhe pjesa më e madhe janë pedagogë të rinj të UT të cilët do të kenë mundësi të rriten profesionalisht.

 

Mobiliteti:

Në 3 vitet e fundit është rritur numri i mobiliteteve si për pedagogët ashtu edhe për studentët. 

• 600 anëtarë të personelit për mësimdhënie dhe trajnim në universitetet partnere të BE-së;

• 400 personel akademik për mësimdhënie dhe trajnim nga wuniversitetet partnere të BE-së, mikpritur në UT.