Hapet thirrja për trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat:
– Histori dhe Arkeologji;
– Filozofi dhe etikë;
– Gjuhë e huaj;
– Shkenca sociale dhe të sjelljes;
– Gazetari;
– Administrim biznesi;
– Mësuesi;
– Drejtësi;
– Biologji dhe shkencat e saj;
– Fizikë;
– Matematikë dhe statistikë;
– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
Për më shumë informacion mbi katalogun e lëndëve, klikoni linkun:
https://www.uaic.ro/en/international/international-students/course-catalog-for-incoming-students/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, duhen cituar për mobilitetet e kryera periudha dhe universiteti ku është kryer mobiliteti);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Teaching-Mobility-Agreement.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat.
Afati për aplikim: 23 Shtator 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!