Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Kohëzgjatja:
-
(1 Javë) Bazuar moduleve
Për më shumë informacion mbi modulet e ofruara:
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (160Eur/dita);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze / gjermane;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);
– Vërtetim punësimi;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
– Registration form:
– Plani i mobilitetit për trajnim / mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
Afati për aplikim: 23 Shtator 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!