Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2024 - 2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025.

Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës.

https://www.czu.cz/en

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve PhD;

 

Fusha e shkëmbimit:

 

        Gjeografi (Wetlands and climate change)

Kohëzgjatja:

  15.11.2024 – 14.12.2024;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor sipas rregullave të Erasmus + KA 171;

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë: 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Diplomë Bachelor dhe Master;

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen temat që do të ndiqni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se si do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.  KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës tema të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJOv43UbAvXBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6

Afati për aplikim: 20 Tetor 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!