Një mundësi e mrekullueshme për studiuesit e UT! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Një mundësi e mrekullueshme për studiuesit e UT!

Në kuadër të hapjes së thirrjes së katërt për studiuesit rezidentë shqiptarë nga Programi i Bursave të Ekspertizës Kërkimore nga Diaspora Akademike (READ) i themeluar nga Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, Universiteti i Tiranës me qëllim të rritjes së mundësive të personelit akademik për të aplikuar projekt- propozime të suksesshme zhvilloi “Ditën Informuese” më datë 9 Tetor 2024, ora 12.00, Salla e Senatit të UT, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të “Albanian-American Development Foundation” dhe të personelit akademik të UT, pjesëmarrës në thirrjet e mëparshme, të cilët kanë rezultuar të suksesshëm me aplikimet e tyre.

 

READ është një projekt 7-vjeçar që do të lidhë Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri me diasporën shkencore shqiptare dhe institucionet e tyre akademike përkatëse duke pranuar projekte nga studiuesit residentë përmes të cilave synohet krijimi i një rruge të mirëstrukturuar për kanalizimin e kontributeve shkencore të diasporës në mënyra të dobishme për IAL-të shqiptare.

 

READ synon ngritjen e kapaciteteve në IAL-të shqiptare në bashkëpunim me diasporën shqiptare dhe e mbështet këtë bashkëpunim përmes aktiviteteve si hulumtim bashkëpunues, mbikëqyrje të përbashkëta të doktoraturave, zhvillimi i kurrikulave dhe lëndëve përmes bashkë-mësimdhënies, si edhe inkurajon projekte që kombinojnë bashkë-mësimdhënien me aktivitete të tjera të mbështetura.

 

Afati i aplikimeve është 5 Dhjetor 2024.

Link: https://www.iie.org/programs/research-expertise-from-the-academic-diaspora/apply/for-albanian-resident-scholars/