1. Qëndra për Zhvillim Profesional u kujdes për zhvillimin e trajnimit i cili u mbajt nga znj. Inmaculada Fernández Sáez, nga Universiteti Complutense i Madridit, e cila vjen si e ftuar në Universitetin e Tiranës përmes programit të mobilitetit në kuadër të Erasmus +. Të pranishëm ishin rreth 20 përfaqësues të zyrave të burimeve njerëzore nga të gjitha njësitë kryesore në Universitetin e Tiranës.