Më shumë mundësi me “Kartën e Studentit” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Më shumë mundësi me “Kartën e Studentit”

Më shumë mundësi me “Kartën e Studentit”

 

Agjencia e Rinisë pranë Bashkisë Tiranë dhe Universiteti i Tiranës, zhvilluan sot prezantimin e shërbimeve që ofrohen përmes Kartës së Studentit në Fakultetin Shkencave të Natyrës.

Studentët patën mundësi që përmes këtij panairi të zhvillojnë takime të drejtëpërdrejta me disa nga bizneset që më anë të Kartës së Studentit, ofrojnë shërbime me tarifa të reduktuara dhe mundësi të ndryshme përfitimi.

Universiteti i Tiranës fton të gjithë studentët që të pajisen me Kartën e Studentit dhe të bëhen pjesë e përfitimit të shumë shërbimeve që ajo ofron.