Diplomohen 799 studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale!
Diplomimi është mbyllja e një kapitulli mjaft të rëndësishëm e studentëve në aspektin e formimit të tyre akademik dhe fillimi i një rruge tjetër, drejt realizimit të ëndrrave dhe qëllimeve.
Në Fakultetin e Shkencave Sociale këtë vit janë diplomuar 799 studentë në të dy ciklet e studimit, Bachelor, Marter i Shkencave dhe Master Profesional.
I pranishëm në ceremoninë e diplomimit, rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, tha se profesionistët që dalin nga auditoret e këtij fakulteti kanë një rol të rëndëishëm në përparimin e shoqërisë shqiptare. Ata do të punojnë në shkolla dhe institucione, në kompani private apo studio këshillimi, për ti shërbyer shëndoshjes morale dhe psikologjike të individëve dhe shoqërisë në tërësi.