Hapet thirrja e dytë për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja e dytë për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja e dytë për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen e dytë për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Studimeve i Mesinës klikoni në linkun:

https://international.unime.it/study-us/bachelors-degrees

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

 

 

 

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze /italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim student i nivelit aktual të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);

– Listë notash e nivelit aktual dhe të niveleve të mëparshme të studimit (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Italisht, në varësi të programit të studimit);

– Application form, sipas linkut:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/r/personal/iro_unitir_edu_al/_layouts/15/Doc.aspx?sourcedoc=%7B4DA2D3AB-512B-4002-8859-F0D5FCC90549%7D&file=APPLICATION%20FORM%20INCOMING%20ERASMUS%2023-24%20(1).doc&action=default&mobileredirect=true

– *Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

Afati për aplikim: 23 Dhjetor 2024

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!