Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Kohëzgjatja:
– bazuar moduleve – për Training mobility;
– 1 javë – për Teaching mobility.
Për më shumë informacion mbi modulet e ofruara:
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor;
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze / gjermane;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);
– Vërtetim punësimi;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
– Registration form:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Registration-Form_STTA_ENG-1.pdf
– Plani i mobilitetit për trajnim / mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/b1.pdf
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/eb.pdf
*Stafi akademik aplikues për mobilitet për mësimdhënie, duhet të ketë kontakt paraprak me një profesor pritës në Universitetin e Eberswalde, me të cilin duhet të ketë dakordësuar datat dhe temat që propozon të zhvillojë në mobilitet.
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
Afati për aplikim: 05 Shkurt 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!