Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës për semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025.
https://www.czu.cz/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Fusha e shkëmbimit:
– Gjeografi (Tema: Climate change and Wetlands)
Kohëzgjatja:
– 8 + 2 ditë (muaji Mars ose fillimi i muajit Prill);
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR / ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar periudhat dhe universitetet për secilin mobilitet);
– Ftesë nga një profesor në universitetin pritës;
– Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit, duke propozuar tema të ngjashme me tematikën e cituar. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 28 Shkurt 2025, ora 09:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Dosjet e aplikantëve do t’i përcillen më pas universitetit partner nga Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!