Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2025 - 2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2025 – 2026.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2025 – 2026.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës.
https://www.czu.cz/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për internship;

Nivelet e mobilitetit:
– Bachelor;
– Master

Fusha e shkëmbimit:

– Gjeografi;
Kohëzgjatja:
– 2 – 3 muaj;

Bursat përfshijnë:

-Kompensim mujor (850 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
Afati për aplikim: 16 Prill 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!