Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Poitiers, në Francë, për vitin akademik 2025 - 2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Poitiers, në Francë, për vitin akademik 2025 – 2026.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Poitiers, në Francë, për vitin akademik 2025 – 2026.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Poitiers, për vitin akademik 2025- 2026.
https://droit.univ-poitiers.fr/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semester ose 1 vit, sipas specifikave të fushave
Fushat e studimit:
– Languages and Litterature – Master Languague Didactics and French as a Foreign Language (1 vit akademik)
– Languages and Litterature – Master LEA (1 vit akademik)
– Law – Bachelor and Master (1 vit akademik)
– IAE – Master 1 – Management and Administration (1 vit akademik)
– Economics – Bachelor and Master (1 semestër)
– Humanities – Bachelor or Master (1 semestër)
Për më shumë informacion për katalogun e lëndëve:
https://www.univ-poitiers.fr/en/find-a-course/academic-programs/
https://sceco.univ-poitiers.fr/wp-content/uploads/sites/91/2025/02/2-CATALOGUE-_Cours_25-26.pdf
Semester 1: 01/09/2025 to 19/12/2025
Semester 2: 05/01/2026 to 22/05/2026
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (275 EUR);
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që propozohet të ndiqet programi i studimit);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që propozohet të ndiqet programi i studimit);
– Letër motivimi (në gjuhën që propozohet të ndiqet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (B2)

– Dokumenti Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Poitiers lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV;
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që propozohet të ndiqet programi i studimit);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që propozohet të ndiqet programi i studimit);
-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që propozohet të ndiqet programi i studimit);
– Letër motivimi (në gjuhën që propozohet të ndiqet programi i studimit);
-Certifikatë e gjuhës së huaj (B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Poitiers lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 10 Prill 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!