Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Triestes, në Itali, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Triestes, në Itali, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Triestes, në Itali, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Triestes, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.
https://portale.units.it/en/university
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:
– 2 – 5 muaj;
Fushat e studimit:
– Shkenca politike dhe sociale;
Për katalogun e lëndëve, referohuni linkut:
https://portale.units.it/en/study/courses-and-programmes
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (700 EUR në muaj për studentët + 250 EUR në muaj për studentët që bëjnë pjesë në grupin “fewer opportunities”, të cilët duhet të përcjellin edhe dokumentacionin verifikues);
– Kostot e udhëtimit (275 EUR);
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti të nivelit aktual të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë e nivelit Bachelor (për studentët Master) ose Diplomë e nivelit Master (për studentët PhD);
– Listë notash e nivelit aktual dhe të mëparshëm të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Triestes lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 12 Maj 2025
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!