Shtyhet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2025 - 2026 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shtyhet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2025 – 2026

Shtyhet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2025 – 2026. (Kliko këtu për thirrjen në format pdf)

Në kuadër të programit Erasmus+ është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës.
https://www.czu.cz/en

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për traineeship në “Department of Agroecology and Crop Production”;

Nivelet e mobilitetit:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë.

Fusha e shkëmbimit:

– Gjeografi;

Programi i praktikës do të përqendrohet në:

– Përgatitjen dhe ofrimin e prezantimeve efektive të punës së tezës/disertacionit;
– Përpunimin e të dhënave duke përdorur softuerë statistikorë modernë;
– Kryerjen e rishikimeve gjithëpërfshirëse të literaturës duke përdorur bazat e të dhënave akademike.
Kohëzgjatja:
– 2 muaj (mobiliteti fillon në muajin nëntor)
– 3 muaj (mobiliteti fillon në muajin tetor);

Bursat përfshijnë:

-Kompensim mujor (850 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.html

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash të nivelit aktual dhe të mëparshëm të studimeve (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Learning agreement, sipas formatit:
Learning agreement – traineeship 2023 (KA131 -KA171).docx

Afati për aplikim: 14 gusht 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes