Hapet thirrja e dytë për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja e dytë për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Fushat e studimit:
- Shkenca kompjuterike (studentët e programit “double degree” me Universitetin e Camerinos);
- Kimi (studentët Master dhe PhD);
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Katalogu i kurseve:
http://didattica.cs.unicam.it/doku.php?id=start#corsi_di_laurea
https://isas.unicam.it/courses/2025/chemical-sciences
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët + 250 Euro/muaj si top-up, për studentët “fewer opportunities”, për të cilën studenti në momentin e aplikimit duhet të përcjellë dokumentacionin justifikues);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Diplomë Bachelor (për studentët Master) ose diplomë Master (për studentët PhD);
– Listë notash e programit aktual të studimit (dhe të programeve të mëparshme për studentët Master / PhD), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Listë notash e programit aktual të studimit (dhe të programeve të mëparshme për studentët Master / PhD), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Camerinos lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx
Afati për aplikim: 15 Tetor 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!