Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Granadës, Spanjë, për Javën Ndërkombëtare “Erasmus+ Key Action 2 Capacity Building in Higher Education”, në datat 20 - 24 prill 2026 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Granadës, Spanjë, për Javën Ndërkombëtare “Erasmus+ Key Action 2 Capacity Building in Higher Education”, në datat 20 – 24 prill 2026

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Granadës, Spanjë, për Javën Ndërkombëtare “Erasmus+ Key Action 2 Capacity Building in Higher Education”, në datat 20 – 24 prill 2026.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për personelin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+, për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare “Erasmus+ Key Action 2 Capacity Building in Higher Education”.
https://www.ugr.es/

Për më shumë informacion mbi Javën e Trajnimit dhe fushat e ofruara për stafin, referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/staff/staff-training-week

Kohëzgjatja:

– 5 ditë + 2 ditë;

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e kërkuara:
– CV;
– Kopje e pasaportës;
– Vërtetim punësimi;
– Dokumenti “Mobility Plan”.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Afati për aplikim: 30 Shtator 2025.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes