Rrjeti Rajonal i Qendrave për Studime të Avancuara në Europën Juglindore (RECAS) hap thirrjen për bursa për studentët PhD ose Kandidatët PhD (fazë avancuar). - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rrjeti Rajonal i Qendrave për Studime të Avancuara në Europën Juglindore (RECAS) hap thirrjen për bursa për studentët PhD ose Kandidatët PhD (fazë avancuar).

Rrjeti Rajonal i Qendrave për Studime të Avancuara në Europën Juglindore (RECAS) hap thirrjen për bursa për studentët PhD ose Kandidatët PhD (fazë avancuar).

Tema e aplikimit për Bursën 2025:

Agjencia e të Rinjve dhe Imagjinarët e Rinj Politikë në Ballkanin Perëndimor

Qëllimi i Programit:

Bursa synon:

  • Të mbështesë studiues në zhvillimin e kërkimeve mbi të rinjtë dhe rolin e tyre në krijimin e të ardhmeve demokratike në rajon.
  • Të inkurajojë shkëmbimin akademik dhe bashkëpunimin rajonal në universitete të Europës Juglindore.
  • Të lidhë hulumtimin me procese konkrete politike, shoqërore dhe kulturore.

Qendrat pritëse:

  • Universitetet e Rijekës dhe Beogradit (pritës kryesorë)
  • Universitetet partnere: Shkup, Sarajevë, Lubjanë, Prishtinë, Tiranë, Podgoricë

Kohëzgjatja dhe Kushtet:

  • Kohëzgjatja: 4–6 muaj
  • Fillimi i bursës: 15 dhjetor 2025
  • Shuma mujore: 1,500 € neto
  • Përfshihet: hapësirë pune, mbështetje institucionale dhe rrjete lokale
  • Aplikanti fitues mbulon shpenzimet si: udhëtimet rajonale dhe sigurimi shëndetësor

Detyrimet e Aplikantëve Fitues:

  • Pjesëmarrje në serinë e seminareve online të CAS (javore)
  • Angazhim në 2 workshope ngritjeje kapacitetesh
  • Një javë pune në Moise Palace (Ishulli Cres)
  • Prezantime në konferencë rajonale dhe aktivitet në BE
  • Kontribut në “Policy Hackathon” dhe “Academic Policy Lab 2.0”

Produktet e Pritshme:

  • Ese ose raport kërkimor
  • Rezultate të prezantuara në “Surgery Week”
  • Kontribut në repository-n e Academic Policy Lab
  • Raport final i aktivitetit

Kriteret e Pjesëmarrjes:

  • Student PhD ose kandidat për doktoratë (fazë e avancuar)
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze
  • Aplikime nga të gjitha disiplinat e shkencave humane, shoqërore dhe arteve
  • Përparësi për studiuesit që punojnë mbi Europën Juglindore

Afatet:

  • Afati i fundit për aplikim: 3 tetor 2025
  • Fillimi i bursës: 15 dhjetor 2025

Si të Aplikoni:

Aplikimi bëhet përmes Formularit Online të Aplikimit: CAS SEE Fellowship Application – CAS SEE.
Afati i fundit: 3 tetor 2025.

Më shumë informacion: Current calls – RECAS

Mundësuar nga:

  • Open Society Foundation – Western Balkans
  • ERSTE Foundation

Rreth RECAS

RECAS bashkon studiues dhe institucione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia dhe Kroacia. Qëllimi është nxitja e shkëmbimit rajonal, shkencës publike dhe inovacionit në kryqëzimin e kërkimit dhe politikëbërjes.

 

Uni Education by Shark Themes