Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Ioanninës, në Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Ioanninës, në Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Ioanninës, në Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Ioanninës, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://uoi.gr/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

– Doktoraturë.

Kohëzgjatja e bursave:

– për studentët Bachelor dhe Master – 1 semestër;

– për studentët Doktoraturë – 1 semestër / 5-30 ditë;

Fushat e studimit:

  • Ekonomi;

Për katalogun e lëndëve, referohuni linkut:

https://econ.uoi.gr/en/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose greke);

– Diplomë e nivelit Bachelor (për studentët e nivelit Master) dhe diplomë Master (për studentët e nivelit Doktoraturë);

– Listë notash e nivelit aktual të studimeve (për studentët Master / PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e niveleve të mëparshme të studimeve), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose greke);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Greqisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e dytë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Ioanninës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx 

Afati për aplikim: 15 Tetor 2025

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes