Rectors’ Forum of Southeast Europe and Western Balkans
Rectors’ Forum of Southeast Europe and Western Balkans është një platformë rajonale që bashkon rektorët dhe udhëheqësit e universiteteve nga vendet e Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Ky forum ka sjellë forcimin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe institucional në rajon dhe ka mundësuar trajtimin e sfidave të përbashkëta të arsimit të lartë.
Objektivat kryesore të Rectors’ Forum of Southeast Europe and Western Balkans janë:
- Nxitja e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe shkëmbimi i praktikave më të mira;
- Promovimi i mobilitetit të studentëve, pedagogëve dhe stafit akademik dhe administrativ;
- Forcimi i bashkëpunimit rajonal në projekte kërkimore dhe iniciativa shkencore;
- Mbështetja e zhvillimit të politikave të arsimit të lartë që kontribuojnë në integrimin rajonal dhe evropian;
- Krijimi i një platforme dialogu për udhëheqësit e universiteteve për të trajtuar sfidat dhe mundësitë e arsimit të lartë në rajon.
Universiteti i Tiranës është pjesë aktive e Forumit, duke marrë pjesë në takime, projekte dhe iniciativa që synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndëruniversitar. Ky angazhim ka sjellë gjithashtu përfshirjen e UT-së në RECAS (Regional Centre for Adult Education in Southeast Europe) dhe ka mundësuar themelimin e Qendrës për Studime të Avancuara Postdoktorale pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës, një strukturë që synon të mbështesë zhvillimin akademik dhe profesional të studiuesve postdoktoralë dhe të forcojë bashkëpunimin ndëruniversitar dhe ndërkombëtar..