Aurora Network
Aurora Networkështë një rrjet ndërkombëtar i universiteteve që synon të forcojë bashkëpunimin akademik, kërkimor dhe inovacionin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, me fokus kryesor në zhvillimin e arsimit të lartë dhe ndikimin shoqëror. Rrjeti i përfshin universitetet që ndajnë vlera të përbashkëta për cilësinë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë.
Objektivat kryesore të Aurora Network janë:
- Promovimi i bashkëpunimit ndëruniversitar dhe shkëmbimi i praktikave më të mira;
- Nxitja e mobilitetit të studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ;
- Mbështetja e projekteve kërkimore dhe iniciativave inovative;
- Forcimi i rolit të universiteteve në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik;
- Promovimi i qëndrueshmërisë, diversitetit dhe përgjegjësisë sociale në arsimin e lartë.
Universiteti i Tiranës është pjesë e Aurora Network, duke marrë pjesë në projekte dhe iniciativa që synojnë rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve akademike. Ky angazhim i mundëson UT-së të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë, të zhvillojë kapacitete të reja kërkimore dhe të krijojë mundësi për studentët dhe stafin akademik.