Universiteti i Tiranës forcon bashkëpunimin akademik me Poloninë! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës forcon bashkëpunimin akademik me Poloninë!

Universiteti i Tiranës forcon bashkëpunimin akademik me Poloninë! 🇦🇱🤝🇵🇱

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, zhvilloi një takim me një delegacion nga Polonia, të përbërë nga:

Z. Wojciech Unolt, i ngarkuar me punë në Ambasadën Polake në Tiranë,

Prof. Bogumiła Kaniewska, Rektore e Universitetit Adam Mickiewicz në Poznan dhe njëkohësisht Rektore e Konferencës së Rektorëve të Polonisë,

Prof. Rafal Dymczyk dhe Prof. Rafal Witkowski, Zv. Rektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në të njëjtin universitet.

Në përfundim të takimit, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy universiteteve, e cila synon:

▫️Shkëmbimin e përvojave akademike dhe organizimin e vizitave e leksioneve të ndërsjella;

▫️Pjesëmarrjen e stafit të ri akademik në konferenca dhe kërkime shkencore;

▫️Shkëmbimin e studentëve dhe studiuesve;

▫️Bashkëpunimin në publikime dhe projekte kërkimore.

U diskutua gjithashtu mundësia për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+, si dhe për pjesëmarrje të përbashkët në programe dhe projekte europiane të kërkimit shkencor.

 

Uni Education by Shark Themes