THIRRJE PËR APLIKIME – PRAKTIKA NË KUADËR TË ALEANCËS UNINOVIS - UNIVERSITETI I TIRANËS

THIRRJE PËR APLIKIME – PRAKTIKA NË KUADËR TË ALEANCËS UNINOVIS

                                                                                               

 

THIRRJE PËR APLIKIME – PRAKTIKA NË KUADËR TË ALEANCËS UNINOVIS

Universiteti i Tiranës, si pjesë e Aleancës Evropiane të Universiteteve UNINOVIS – “Data for L.I.F.E.”, fton studentët dhe të rinjtë e talentuar të bashkohen në një përvojë unike ndërkombëtare përmes programit të praktikave (internship) të hapur nga Aleanca.

Ky program ofron një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar aftësi profesionale dhe për të fituar përvojë konkrete në një mjedis universitar evropian, ku bashkëpunimi ndërdisiplinor, kërkimi shkencor dhe inovacioni janë në qendër të veprimit.

Kush mund të aplikojë?

  Stafi akademik dhe kërkimor nga çdo universitet pjesëtar i UNINOVIS;

  Studentë të doktoratës dhe hulumtues në fillim të karrierës;

 

  Personeli i përfshirë drejtpërdrejtaktivitete kërkimore dhe inovacioni.

Pse të aplikoni?

  • Për të punuar në një mjedis ndërkombëtar, në bashkëpunim me universitete partnere nga vende të ndryshme të BE-së;
  • Për të përmirësuar njohuritë tuaja profesionale dhe ndërkulturore;
  • Për të zhvilluar kompetencat digjitale dhe kërkimore;
  • Për të krijuar kontakte akademike që mund të ndikojnë në karrierën tuaj të ardhshme.

Si të aplikoni?
Të interesuarit ftohen të vizitojnë linkun zyrtar të thirrjes në faqen e Aleancës UNINOVIS:

https://uninovis.eu/news-call-for-interns

Afati i aplikimit: 25 Tetor 2025.

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                    

Uni Education by Shark Themes